Ndërlidhjet

Nigeri: Shpallet fitorja ndaj Boko Haramit


Autoritetet nigeriane kanë shpallur fitoren kundër një sekti radikal islamik pas vrasjes së liderit të këtij grupi dhe më shumë se 200 mbështetësve nga forcat e sigurisë së Nigerisë.

Zëdhënësi i policisë, Emanuel Ojukvu, tha se lideri i sektit Boko Haram, Mohamed Jusuf, është vrarë të enjtën mbrëma.

Bëhet poashtu e ditur se trupat kanë vrarë rreth 200 militantë të këtij sekti gjatë operacioneve të fundit ushtarake.

Sekti Boko Haram vlerësohet të jetë sekti më i fuqishëm në shtetet verilindore të Nigerisë- Borno, Bauçi dhe Jobe.

Populli 140 milionësh i Nigerisë është i ndarë në dy pjesë, meqë myslimanët janë të vendosur kryesisht në jug, ndërsa të krishterët në veri.

Ligji i Sheriatit rifilloi të implementohet në 12 shtete të Nigerisë më 1999.
XS
SM
MD
LG