Ndërlidhjet

Afganistan: Talibanët sulmojnë karvanin


Zyrtarët afganë bënë të ditur se luftëtarët talibanë kanë vrarë katër ushtarë gjatë sulmit ndaj një karvani, i cili po barte fletvotime dhe materiale të tjera për zgjedhjet presidenciale të muajit të ardhshëm.

Agjencia e lajmeve Reuters citoi guvernatorin e provincës Farah, Rohul Amin, të ketë thënë se rebelët kanë sulmuar karvanin pasi ai ishte goditur nga shpërthimi i një bombe rruge.

Amin tha se tri trupa janë plagosur poashtu gjatë këtij incidenti.

Talibanët kanë paralajmëruar se do të pengojnë zgjedhjet e muajit të ardhshëm.

XS
SM
MD
LG