Ndërlidhjet

BE i jep Serbisë 100 milionë euro


Bashkimi Evropian i ka dhënë Serbisë 100 milionë euro në kuadër të mbështetjes buxhetore për t’ia mundësuar këtij vendi që të vazhdojë reformat ekonomike gjatë recesionit.

Komisioni Evropian tha se paratë do të ndihmojnë të ulin koston e lartë sociale të shkaktuar nga recesioni, i cili ka dobësuar buxhetin e Serbisë.

Komisioni Evropian miratoi gjithashtu një paketë të përbashkët ndihmëse prej 85 milionë eurosh për Kroacinë, Maqedoninë, Shqipërinë, Bosnjën, Malin e Zi, Serbinë, Kosovën dhe Turqinë.
XS
SM
MD
LG