Ndërlidhjet

Kiev: Shmanget kriza e re e gazit ndërmjet Ukrainës dhe Rusissë


Ukraina ka jetësuar marrëveshje me institucionet financiare ndërkombëtare dhe Bashkimin Evropian për pagesën e gazit rus, ka bërë të ditur Komisioni Evropian. Marrëveshja përfshinë Fondim Monetar Ndërkombëtar që do të japë 3.3 miliardë dollarë në kuadër të shumës prej 16.4 miliardë dollarëve brenda 2 viteve të ardhshme. Banka Botërore dhe Banka Evropiane për Zhvillim do të japin 570 milionë euro shtesë, ka thënë zëdhënës i Komisionit Evropian. Ai ka shtuar se kjo marrëveshje do të garantoj stabilitet në furnizimin e Evropës me gazin rus dhe shmangjen e një krize të re rreth çështjes së gazit ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë.
XS
SM
MD
LG