Ndërlidhjet

KQZ: Konfirmohet fitorja e koalicionit rreth PD-së


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur në mesditë rezultatin përfundimtar dhe zyrtar të zgjedhjeve të 28 qershorit në Shqipëri.
Kryetari i KQZ, Arben Ristani, ka bërë të ditur se Aleanca e Ndryshimit (PD me aleatët) mori 70 mandate, Bashkimi për Ndryshim (PS me aleatët) 66 mandate dhe Aleanca Socialiste për Ndryshim (LSI me aleatët) 4 mandate.
Arben Ristani ka thënë se procesi zgjedhor ka qenë i ndershëm, i barabartë dhe i lirë për të gjithë.
XS
SM
MD
LG