Ndërlidhjet

logo-print

Obama: Recesioni në rënje, mëkëmbja pas disa muajve


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, ka deklaruar se recesioni është duke kaluar, ndërsa ardhmëria e ekonomisë amerikane varet nga ndërtimi bazave të reja, më të fuqishme dhe inovuese.
“Inovimi ka qenë esenciale për prosperitetin tonë në të kaluarën dhe do të jetë sërish esencial në të ardhmen”, ka thënë Obama në paraqitjen e rregullt javore përmes radios dhe internetit.
Obama ka cituar raportin e fundit të ministrisë së Tregëtisë në të cilin thuhet se gjatë muajve të kaluar ekonomia e SHBA-ve ishte në gjendje më të mirë se ç’pritej.
Presidenti amerikan ka pohuar se mëkëmbja e plotë ekonomike nuk do të ndodhë brenda natës dhe se për këtë do të duhen edhe shumë muaj.
XS
SM
MD
LG