Ndërlidhjet

Gjeorgjia mohon akuzat e Osetisë së Jugut


Gjeorgjia ka mohuar se ka shkrepur mortaja në republikën separatiste të Osetisë së Jugut.

Osetia e Jugut pohoi se mortajat janë shkrepur në një postbllok vëzhgues afër kufirit me Gjeorgjinë.

Të shtunën, Moska e paralajmëroi Tbilisin se ushtria e saj e rezervon të drejtën të përdorë forcën nëqoftëse Gjeorgjia vazhdon me “provokacionet” në Kaukaz.

Tensionet e fundit u paraqitën vetëm një javë para njëvjetorit të luftës së shkurtër ndërmjet Rusisë dhe Gjeorgjisë.
XS
SM
MD
LG