Ndërlidhjet

Tel Aviv: 2 të vrarë, 15 të plagosur


Dy persona e kanë humbur jetën dhe 15 janë plagosur nga të shtënat në një qendër të homoseksualëve në Tel Aviv.

Dëshmitarët thanë se sulmuesi i veshur në të zeza, hapi zjarr brenda ndërtesës dhe pastaj u largua në drejtim të panjohur.

Radioja ushtarake tha se janë vrarë një këshilltar dhe një vajzë, ndërsa përjashtohet mundësia e terrorizmit.
XS
SM
MD
LG