Ndërlidhjet

Rasmusen: Dialog me talibanët e moderuar


Shefi i ri i NATO-s, Anders Foh Rasmusen i tha një gazete daneze se ai është i gatshëm të hapë dialogun me pjesëtarët e moderuar të talibanëve në Afganistan.

Komentet e tij në gazetën “Politiken” u bënë në kohën kur tre ushtarë amerikanë dhe një francez u vranë të shtunën në sulme të ndara në Afganistan.

Amerikanët u vranë nga një bombë pranë rrugës në provincën Kandahar, ndërsa ushtari francez e humbi jetën në një betejë të armatosur në veri të kryeqytetit Kabul.
XS
SM
MD
LG