Ndërlidhjet

Bras: SHBA janë për Serbi të suksesshme


Qëllimi kryesor i administratës së presidentit amerikan Barak Obama në Ballkan është Serbia e suksesshme në rajonin e suksesshëm dhe në Evropën e suksesshme, ka deklaruar zv/ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Beograd, Xhenifer Bras.

Në një intervistë për agjencinë Beta, Bras ka thënë se Shtetet e Bashkuara do të punojnë me “tërë ndikimin, energjinë dhe kapacitetet” që Serbia sa më shpejtë të hyjë në Bashkimin Evropian.

“Sa i përket asaj për të cilën nuk jemi dakord, këtë e tha nënpresidenti Bajden gjatë vizitës në Beograd, se jemi dakord se nuk dakordohemi rreth Kosovës. Por kjo nuk d.m.th. se nuk ka fusha tjera ku mund të bashkëpunojmë, para së gjithash mendoj për bashkëpunimin ekonomik”, ka thënë ambasadorja Bras.
XS
SM
MD
LG