Ndërlidhjet

Afganistan: Vriten edhe tre ushtarë amerikanë


Tre ushtarë tjerë amerikanë janë vrarë sot në sulmet e kryengritësve në Afganistan, duke e çuar në gjashtë numrin e viktimave amerikane në dy ditët e fundit.

Forca e ISAF-it tha se tre trupat ishin duke patrulluar në Afganistanin lindor, kur u goditën nga një bombë dhe u sulmuan me armë zjarri nga pusia.
Më herët ISAF-i tha se dy trupa tjerë ndërkombëtarë

e kanë humbur jetën kur automjetet e tyre u goditën nga bombat e vendosura pranë rrugës.

Trupat, kombësia e të cilëve nuk u bë e ditur, janë vrarë të shtunën, në ditën e njëjtë kur ISAF-i njoftoi për vdekjen e një ushtari francez dhe tre ushtarëve amerikanë në sulme të ndara.

Muajin e kaluar u vranë 75 trupa ndërkombëtare në Afganistan, duke e bërë korrikun muajin më vdekjeprurës për trupat që nga invazioni amerikan në vitin 2001.

Ndërkohë, shefi i ri i NATO-s, Anders Foh Rasmusen i ka deklaruar gazetës daneze “Politiken” se ai është i gatshëm të hapë dialogun me pjesëtarët e moderuar të talibanëve në Afganistan.
XS
SM
MD
LG