Ndërlidhjet

logo-print

Iran: Opozita akuzon forcat e sigurisë


Kandidati i mundur presidencial Mohsen Rezai sot bëri thirrje për të përndjekur anëtarët e forcave të sigurisë për shkak të sulmit ndaj protestuesve.
Agjencia e lajmeve Mehr tha se ish kreu i Gardës Revolucionare e ka bërë këtë thirrje në një letër drejtuar kreut të Gjykatës.

Rreth 30 vetë e humbën jetën në përleshjet ndërmjet protestuesve dhe forcave të sigurisë, kurserreth 2 mijë vetë u arrestuan në protestat kundër rizgjedhjes së presidentit Mahmud Ahmadinexhad.

Ndërkohë, ish presidenti i Iranit dhe mbështetësi kryesor i lëvizjes opozitare, Mohamed Khatami, sot iu bashkangjit atyre që e dënuan gjykimin e reth 100 njerëzve, të akuzuar për protesta pas zgjedhjeve të 12 qershorit.
XS
SM
MD
LG