Ndërlidhjet

Ingusheti: Vriten tre zyrtarë rusë


Tre punonjës të ministrisë ruse të Emergjencave janë qëlluar për vdekje gjatë natës së mbrëmshme në rajonin e Ingushetisë.

Agjencia Interfax raportoi se persona të panjohur hapën zjarr ndaj automjetit me të cilin udhëtonin viktimat.

Ingushetia është bërë qendër e dhunës së kryengritësve çeçenë përgjatë kufirit jugor të Rusisë.

Lideri promoskovit i Ingushetisë u plagos rëndë në një atentat në 22 qershor.
XS
SM
MD
LG