Ndërlidhjet

Saakashvili: Rusia don të më largojë


Presidenti Mihail Saakashvili tha se Gjeorgjia e di se nuk mund t’i kthejë prapë ushtarakisht dy rajonet separatiste që mbështeten nga Rusia, por druan se Moska ka synime tjera për Tbilisin.

Në një intervistë për agjencinë Reuters një vit pas luftës me Rusinë, Saakashvili tha se bota ka dështuar të kërkojë llogari nga Moska për “spastrimin e madh etnik” të gjeorgjianëve në Osetinë e Jugut.

Ai tha se bashkësia ndërkombëtare ka frikë për rrezikimin e interesave të energjisë dhe tregtisë.

Të shtunën, Moska e paralajmëroi Tbilisin se ushtria e saj e rezervon të drejtën të përdorë forcën nëqoftëse Gjeorgjia vazhdon me “provokacionet” në Kaukaz, pasi Osetia e Jugut e akuzoi Gjeorgjinë se ka shkrepur mortaja në territorin e saj.

Gjeorgjia i ka mohuar akuzat.
XS
SM
MD
LG