Ndërlidhjet

Felipe Masa: Do të garoj përsëri


Vozitësi i Ferrarit Felipe Masa tha sot se do t’u kthehet garave në Formula 1 dhe pranoi se është me fat që ka mbetur gjallë pas aksidentit në kualifikimet për Çmimin e Madh të Hungarisë.

Para një jave, Masa pësoi lëndime të rënda në kokë kur u godit nga një pjesë e cila doli nga makina e Rubens Barikelo.

Ai e humbi kontrollin dhe u përplas në gomat e murit mbrojtës.

“Kisha fat që mbeta gjallë. Nuk më kujtohet incidenti, por sigurisht e dij se do të garoj përsëri”, u tha Masa mediave britanike.
XS
SM
MD
LG