Ndërlidhjet

logo-print

Izrael: Policia akuzon ministrin Liberman



Policia izraelite ka rekomanduar ngritjen e aktakuzës kundër ministrit të Jashtëm, ultranacionalistit Avigdor Liberman.

Një zyrtar i policisë tha se politikani dyshohet për rryshfet, shpërlarje parash, për pengim të drejtësisë dhe për mashtrim.

Liberman, i cili e drejton partinë e dytë për nga madhësia në qeveri, ka mohuar çdo pretendim dhe pohon se hetimet e policisë janë motivuar politikisht.

Në ditët në vijim, policia do t’ia parashtrojë rekomandimin prokurorit të përgjithshëm Menahem Mazuz, i cili do të vendosë nëse do të ngritë akuzën.

Nëse akuzohet, Liberman do të detyrohet të largohet.
XS
SM
MD
LG