Ndërlidhjet

SHBA: Rritje ekonomike në gjysmën e dytë të vitit



Zyrtarë të lartë të administratës amerikane thanë se rritja ekonomike në Shtetet e Bashkuara me siguri se do të vazhdojë në gjysmën e dytë të vitit, pas tkurrjes më të vogël se’ç pritej në tremujorin e dytë.

Këshillitari për ekonomi në Shtëpinë e Bardhë, Lari Samers i tha televizionit NBC se ka gjasa të mëdha që në të ardhmen të shihet rritje ekonomike.

Ndërkohë, Sekretari i Thesarit, Timoti Gajtner bëri me dije se shkalla e papunësisë në SHBA do të vazhdojë të bjerë nga niveli aktual prej 9.5 përqind.
XS
SM
MD
LG