Ndërlidhjet

Klinton e fillon turneun në Afrikë


Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, e fillon sot turneun 11-ditësh në Afrikë, për të riafirmuar përkushtimin e Shteteve të Bashkuara për të ndihmuar në zgjidhjen e problemeve në gjithë kontinentin.

Ajo së pari e viziton Keninë, që është vendlindja e babait të ndjerë të presidentit amerikan, Barak Obama.

Pastaj parashihen vizitat në Afrikën Jugore, në Angolë, Republikën Demokratike të Kongos, në Nigeri dhe në Liberi.

Ky është turneu më i gjatë tejoqeanik i zonjës Klinton, prej se ajo u bë sekretare amerikane e shtetit.
XS
SM
MD
LG