Ndërlidhjet

Tbilisi: Rusia zgjeron kufirin e Osetisë Jugore


Gjeorgjia e ka akuzuar sot Rusinë për ndryshimin e kufirit të Osetisë Jugore, duke hyrë më thellë në territorin gjeorgjian.

Ministria e Jashtme e Gjeorgjisë tha se incidenti “paraqet një përpjekje nga okupatorët rusë, që të depërtojnë thellë brenda territorit të Gjeorgjisë”.

Më tutje, në kumtesë theksohet se “okupuesit rusë kanë hyrë në fshatin Kveshi të Gorit, me synim të ndryshimit të të ashtuquajturit kufi”.
XS
SM
MD
LG