Ndërlidhjet

logo-print

Gjermani: Kanada e ktheu biznesmenin e akuzuar


Biznesmeni gjerman, Karlhajnc Shrajber, i cili ishte i përfshirë në një skandal financiar, i ndërlidhur me ish-kancelarin Helmut Kol, arriti sot në Gjermani, për t’u ballafaquar me akuza për mospagesë të tatimit.

Kjo ndodhi pasi zoti Shrajber e humbi procesin gjyqësor gati 10 vjeçar, që autoritetet e Kanadasë të mos e dorëzonin në Gjermani.

Ky biznesmen ishte figura kryesore në skandalin lidhur me donacionet ilegale për Unionin Demokristian (CDU), që në atë kohë udhëhiqej nga ish-kancelari Kol.

Procesi gjyqësor kundër tij në Gjermani, potencialisht, mund të zbulojë detaje të tjera të keqbërjes së ndërlidhur me këtë parti, në krye të së cilës tash është kancelarja Angela Merkel.
XS
SM
MD
LG