Ndërlidhjet

logo-print

Irak: Tarik Azizi dënohet me 7 vjet burg


Ish - zëvendëskryeministri irakian, Tarik Aziz, është dënuar me 7 vjet burg, për rolin e tij në zhvendosjen e dhunshme të kurdëve nga pjesa verilindore e Irakut, gjatë sundimit të Sadam Huseinit.

Në muajin mars të këtij viti, ai ishte dënuar me 15 vjet për rolin e tij në vrasjen e disa tregtarëve për shkeljen e çmimeve shtetërore të naftës në vititn 1992.

Avokatët thanë se të dy dënimet do të bashkohen, kështu që 73 vjeçari Tarik Aziz do ta mbajë dënimin prej 22 vjetësh burgim.
XS
SM
MD
LG