Ndërlidhjet

logo-print

NATO: Rasmusen e filloi punën në postin e ri


Ish kryeministri i Danimarkës, Anders Fog Rasmusen, sot e filloi punën në postin e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, duke e zëvendësuar sekretarin e deritashëm, Jap de Hop Shefer, i cili në këtë detyrë ishte që nga janari i vitit 2004.

Në selinë e NATO-s në Bruksel, ai u prit nga liderët më të lartë civilë dhe ushtarakë të aleancës.

Raportohet se zoti Rasmusen, këtë post të lartë në aleancë, po e merr në kohën kur trupat e jashtme në Afganistan po ballafaqohen me periudhën më vdekjeprurëse, prej vitit 2001.

Zoti Rasmusen ka thënë se ai do të mbështesë një dialog me grupe të caktuara të talibanëve të moderuar.

Mendohet se në agjendën e tij, pos tjerash, do të jenë edhe zgjerimi i NATO-s dhe raportet me Rusinë.
XS
SM
MD
LG