Ndërlidhjet

Irak: Maliki rihap dialogun me kurdët


Kryeministri i Irakut, Nuri Al- Maliki, ka udhëtuar në rajonin kurd në Irak për të rihapur dialogun me përfaqësues të këtij rajoni pas një ndërpreje të gjatë për shkak të mosmarrëveshjeve për territor dhe naftë.

Të dielën, Maliki u takua me presidentin e rajonit kurd, Masud Barzani, dhe presidentin e Irakut, Xhalal Talabani.

Ai u shpreh i kënaqur me takimin, në të cilin palët, sipas tij, u pajtuan për të vazhduar takimet në nivelin e liderëve.

Kurdët kërkojnë që zgjerimi i rajonit të tyre në veri të Irakut të përfshijë provincën etnikisht të përzier dhe të pasur me naftë, Kirkukun.

Ndonëse, Barzani, kohë më parë, kishte thënë se “nuk do të bëjë kompromis” në lidhje me kërkesën e kurdëve për Kirkukun, ai sot theksoi se “është fleksibil” dhe se me Malikin “është pajtuar të zgjidhen problemet”.
XS
SM
MD
LG