Ndërlidhjet

Kinë: Arrestohen 319 njerëz


Agjencitë shtetërore të lajmeve në Kinë bënë të ditur se janë arrestuar edhe 319 njerëz të tjerë, të cilët dyshohen të kenë qenë të përfshirë në trazirat e muajit të kaluar ndërmjet kinezëve dhe ujgurëve.

Qeveria, deri më tani, ka arrestuar 1600 njerëz për shkak të trazirave të 5 korrikut në Urumqi, qendrën e rajonit Ksinjang.

Gjatë incidenteve në këtë rajon ishin vrarë 200 njerëz dhe plagosur rreth 1700 të tjerë.
XS
SM
MD
LG