Ndërlidhjet

Irak: Arrestohen 36 iranianë


Një zyrtar irakian bëri të ditur se policia ka arrestuar 36 iranianë në ekzil për shkak të akuzave për inicimin e përleshjeve me forcat irakiane në kampin e tyre muajin e kaluar.

Autoritetet irakiane kanë njoftuar se 7 njerëz ishin vrarë dhe disa të tjerë plagosur, kur forcat e sigurisë morrën kontrollin mbi kampin Ashraf në provincën Dijala.

Kampi kishte qenë strehë për anëtarët e Muxhahedinëve të Njerëzve të Iranit (PMOI), një grup i disidentëve të cilëve u ishte lejuar qëndrimi në Irak nga Sadam Husein gjatë luftës së viteve 1980-1988 ndërmjet Irakut dhe Iranit.

Guvernatori i provincës Dijala, Abdul Nasir al-Mehdavi, konfirmoi arrestimin e 36 personave, por theksoi se ata nuk do të kthehen në Iran.
XS
SM
MD
LG