Ndërlidhjet

Serbi: KE fillon hetimin për trafikim organesh


Këshilli i Evropës e ka filluar një hetim lidhur me akuzat serbe, sipas të cilave luftëtarët shqiptarë kanë rrëmbyer civilë serbë gjatë luftës në Kosovë dhe i kanë shitur organet e tyre, njofton agjencia e lajmeve AP nga Beogradi.

Udhëheqës i këtij hetimi është senatori zviceran, Dik Marti.

Gjatë vizitës së tij dyditore në Beograd, Marti pritet të takohet me zyrtarë të drejtësisë dhe ata për krime lufte të Serbisë.

“Çfarëdo që të jetë e vërteta, ne na mungojnë 300 e deri në 500 njerëz dhe kjo është ajo që ata që synojnë drejtësi duhet ta kenë parasysh”, tha Bruno Vekariq, zëdhënës i Prokurorisë për Krime të Luftës në Serbi.

Këto akuza janë hedhur poshtë nga përfaqësues të institucioneve të Kosovës, të cilët thonë se akuzat janë pjesë e propagandës së Serbisë kundër pavarësisë së Kosovës.
XS
SM
MD
LG