Ndërlidhjet

Hamnei miraton mandatin e Ahmedinexhadit


Lideri suprem i Iranit, Ajatollah Ali Hamnei, miratoi mandatin e dytë katërvjeçar për presidentin e Iranit, Mahmud Ahmedinexhad.

Ahmedinexhad pritet të jap betimin të mërkurën.

Rizgjedhja për president e Ahmedinexhadit në zgjedhjet e 12 qershorit kishte shkaktuar protesta masive në Teheran dhe qendra të tjera të Iranit.

Kandidatët e mundur presidencialë, Mirhosein Musavi dhe Mehdi Karubi, kishin akuzuar institucionet përgjegjëse se janë bërë mashtrime masive gjatë zgjedhjeve.

Politikanët e vijës së ashpër, ndërkaq, akuzuan reformatorët për përpjekje në nxitjen e një revolucioni, me të cilin thuhej se synohej të rrëzohej regjimi.

Që nga trazirat paszgjedhore në Iran, janë arrestuar më shumë se 100 protestues.

Ish-presidentët, Akbar Hashemi Rafsanxhani dhe Mohamad Katami, të cilët mbështetën qëndrimin e reformistëve karshi zgjedhjeve, nuk morën pjesë në ceremoninë e sotme.

Hamnei, ndërkohë, tha se vota “e paprecendet” për Ahmedinexhadin pasqyron mbështetjen e popullit për qeverinë e tij.
XS
SM
MD
LG