Ndërlidhjet

Iran: Flet nëna të arrestuarit amerikan


Nëna e një të arrestuari amerikan në Iran është shprehur e shqetësuar për shëndetin e birit të saj, pasi ai me disa shokë, u arrestua në kufi me Irakun.

Laura Fatal u tha gazetarëve se ajo dhe bashkëshorti i saj shpresojnë që i biri i tyre, Xhosh, të ketë trajtim të duhur.

Televizioni shtetëror i Iranit bëri të ditur se tre udhëtarët amerikanë ishin arrestuar më 1 gusht pasi kaluan kufirin nga Iraku për në Iran.
XS
SM
MD
LG