Ndërlidhjet

Venezuelë: Konfiskohen dy plantazhe të kafes


Qeveria e presidentit të Venezuelës, Hugo Çavez, ka marr kontrollin mbi dy plantazhet më të mëdha të kafes dhe ka kërcënuar se do të shpronësojë bizneset, njofton agjencia e lajmeve AP.

Ministri i Financave, Eduardo Samam, tha se zyrtarët dyshojnë se të dy kompanitë, Fama de America dhe Madrid, po kontrabandonin me kafe duke e shitur atë me çmime më të larta jashtë shtetit.

Kafja është një ndër produktet, për të cilat qeveria e Venezuelës zbaton kontrolla të ashpra të çmimeve.

Po që se hetimet konfirmojnë se është shkelur ligji nga të dy plantazhet, autoritetet venezuelase, sipas ministrit Samam, do të “propozojnë shpronësimin” e këtyre plantazheve.
XS
SM
MD
LG