Ndërlidhjet

Rusi: Simpatizuesit e futbollit të pijnë viski


Simpatizuesve rusë të futbollit u është sugjeruar të pijnë viski gjatë udhëtimit në muajin e ardhshëm për në kualifikimet e Kampionatit Botëror në Uells, si masë preventive ndaj virusit H1N1.

Kreu i Asociacionit Shtetëror Mbështetës në Rusi, Aleksander Shprygin, tha se viski “mund të shërojë të gjitha simptomet e kësaj sëmundje”.

Ministria ruse e Shëndetësisë ka lëshuar, kohë më parë, një paralajmërim publik kundër udhëtimeve për në Britaninë e Madhe për shkak të përhapjes së virusit H1N1 në atë vend.

Shprygin tha se së paku disa qindra simpatizues të futbollit do të shkonin në Uells për kualifikimet, të cilat do të mbahen më 9 shtator në Kardif.
XS
SM
MD
LG