Ndërlidhjet

logo-print

Izrael: Liberman paralajmëron dorëheqjen


Ministri i Jashtëm i Izraelit, Avigdor Liberman, tha se do të jap dorëheqje nga ky post, po që se kryeprokurori realizon rekomandimin e policisë për të filluar një hetim ndaj tij.

Në një rast të këtillë, sipas Libermanit, do të pasonte edhe dorëheqja si lider i partisë dhe si ligjvënës.

Policia izraelite rekomandoi, të dielën, që Liberman të hetohet për shumë krime, përfshirë dhënien e mitos, pastrimin e parave, marrjen e ryshfetit dhe pengimin e drejtësisë duke kërcënuar një dëshmitar.
XS
SM
MD
LG