Ndërlidhjet

Ushtria ruse filloi ushtrimet në Osetinë Jugore


Ushtria ruse filloi sot ushtrimet në Osetinë Jugore, në kohën kur gjendja vazhdon të jetë e tensionuar për shkak të shënimit të njëvjetorit të luftës ndërmjet Rusisë dhe Gjeorgjisë.

Lideri i Osetisë Jugore, Eduard Kokojti, tha se ky veprim ishte “preventiv” dhe se “do të bëhet çdo gjë për të garantuar sigurinë dhe mbajtjen nën kontroll të situatës”.

Gjeorgjia ka akuzuar Rusinë për zhvendosjen e kufirit të Osetisë Jugore më thellë në territorin gjeorgjian në kohën kur të dy palët shkëmbyen akuzat për shkelje të armëpushimit.
XS
SM
MD
LG