Ndërlidhjet

Kamberi: Deklarata e shqiptarëve e arsyeshme


Kryetari i Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, vlerësoi sot se kërkesa e shiptarëve në jug të Serbisë, për formimin e Rajonit të Luginës së Preshevës, është e arsyeshme për shkak të specificitetit të këtij rajoni dhe se ajo është “në frymën e procesve evroatlantike”.

Sipas tij, Deklarata e partive relevante në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, e cila u miratua nga Kuvendi i këshilltarëve shqiptarë, ka dalë nga një dokument i ngjashëm, i miratuar në vitin 2006.

Me Deklaratën e miratuar paralajmërohet nisma për formimin e institucioneve rajonale të shqiptarëve dhe formimi i rajonit të Luginës së Preshevës.

Në këtë dokument kërkohet që të ndalet “përkeqësimi i situatës politike dhe të sigurisë dhe të ndalen aksionet e xhandarmerisë dhe policisë speciale”.
XS
SM
MD
LG