Ndërlidhjet

logo-print

Rusi: I ulet grada për dështime raketore


Kremlini njoftoi se presidenti rus, Dimitri Medvedev, ia ka ulur gradën kreut të forcave raketore të Rusisë, pas një sërë testesh të dështuara të një arme të re raketore.

Medvedev urdhëroi zëvendësimin e gjeneralit, Nikolai Solovtsov, nga gjenerali, Andrej Shvajçenko, në postin e komandantit të Forcave Strategjike Raketore të Rusisë.

Nuk u dhanë arsye konkrete për këtë zëvendësim.

Deri më tani, Shvajçenko ishte zëvendëskomandant i forcave raketore, të cilat, kishin dështuar në një varg testesh të nëndetëses raketore ndërkontinentale të llojit Bulava.
XS
SM
MD
LG