Ndërlidhjet

Bill Kllinton arrin në Korenë e Veriut


Ish-presidenti amerikan, Bill Kllinton, ka arritur në Korenë e Veriut, në përpjekje për të liruar dy gazetaret amerikane, të cilat janë arrestuar dhe janë dënuar me 12 vjet punë të detyruar, njofton agjencia e lajmeve nga Koreja Jugore Jonhap.

Euna Li dhe Laura Ling u akuzuan se kanë hyrë ilegalisht në territorin e Koresë së Veriut nga Kina.

Agjencia e lajmeve citon një burim të ketë thënë se ish-presidenti Kllinton do të hyjë në negociata me zyrtarë të lartë në Penian.

Shtëpia e Bardhë dhe Departamenti i Shtetit nuk kanë pranuar të komentojnë këtë çështje.
XS
SM
MD
LG