Ndërlidhjet

Iran: Zëvendësohet ministri i jashtëm


Zyrtarët iranianë i kanë thënë agjencisë së lajmeve IRNA se presidenti Mahmud Ahmadinexhad do të zëvendësojë ministrin e Jashtëm, Manusher Motaki me njërin nga dy nënpresidentët aktualë, Ahmad Mosavi ose Parviz Davudi.

Ahmadinexhad, i cili të mërkurën e bën betimin për mandatin e dytë si president, ka thënë se qeveria e tij do të miratojë një kurs më të ashpër në politikën e jashtme gjatë katër viteve të ardhshme.

Vendet e Perëndimit ende nuk e kanë pranuar rizgjedhjen e Ahmadinexhadit për president të Iranit pas dyshimit për manipulimi të votave.
XS
SM
MD
LG