Ndërlidhjet

Rasmusen: Afganistani është prioritet i NATO-s


Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen, udhëheq sot takimin e parë me zyrtarë të lartë të NATO-s në Bruksel.

Një zëdhënës i NATO-s bëri të ditur se takimi është përqëndruar në ndërrimin e komandës në Afganistan.

Ish-kryeministri danez, Rasmusen, i cili filloi punën të hënën, premtoi se Afganistani të jetë në krye të listës së prioriteteve të tij si shef i aleancës ushtarake.

Aktualisht NATO-ja ka rreth 64 000 ushtarë në Afganistan, të cilët përpiqen të kontrollojnë përshkallëzimin e kryengritjes së talibanëve.
XS
SM
MD
LG