Ndërlidhjet

logo-print

Shkarkohet kryeministri i Osetisë Jugore



Lideri i Osetisë Jugore, Eduard Kokojti, ka shkarkuar nga detyra kryeministrin, Aslanbek Bulatsev.

Kokojti tha se dorëheqja e Bulatsevit është bërë për shkaqe shëndetësore.

Shkarkimi nga puna i kryeministrit Bulatsev vjen në prag të shënimit të njëvjetorit të luftës ndërmjet Rusisë dhe Gjeorgjisë, më 8 gusht të vitit të kaluar.

Bëhet e ditur se ditëve të fundit janë rritur dukshëm tensionet ndërmjet këtyre vendeve dhe raportohet se ka pasur madje edhe shkëmbim zjarresh tyre.
XS
SM
MD
LG