Ndërlidhjet

UEFA e shqetësuar për tregun e transferteve



UEFA tha se Real Madridi dhe Mançester Siti kanë shtrembëruar tregun e transferteve në Evropë, duke paguar tarifa të mëdha dhe paga të larta për lojtarët e rinj, transmetoi AP.

I mbështetur nga pronarët e pasur, Mançester Siti akoma është duke shpenzuar shuma të mëdha, pavarësisht faktit se tashmë ka paguar rreth 170 milionë dollarë për lojtarët Karlos Tevez, Roke Santa Kruz, Gareth Beri, Emanuel Adebajor dhe Kolo Toure.

Pjesë e shqetësimeve të UEFA-së është se klubet e tjera nuk janë në gjendje të garojnë madje as me Real Madridin, i cili ka paguar rreth 271 milionë dollarë për Kristiano Ronalldon, Kakanë dhe Karim Benzemën.

“Do të thosha se në këtë klimë financiare, është e habitshme, por edhe destabilizuese për tregun ", tha sekretari i përgjithshëm i UEFA-së, Dejvid Tejlor.
XS
SM
MD
LG