Ndërlidhjet

Serbia prezanton dëshmi për trafikim organesh


Zyrtarët serbë thanë se ia kanë dorëzuar një emisari të Bashkimit Evropian evidencën, sipas së cilës, luftëtarët shqiptarë guerilas në Kosovë kanë bërë tregti me organet e serbëve të rrëmbyer, njofton agjencia e lajmeve AP.

Delegacioni i Këshillit të Evropës për hetime në lidhje me akuzat për trafikim organesh gjatë luftës 1998-1999 në Kosovë po udhëhiqet nga senatori zviceran, Dik Marti.

Vizita dyditore e Martit në Beograd pritet të përfundojë të martën, me largimin e tij për në Shqipëri.

Zëdhënësi i prokurorit për krime lufte në Serbi tha se Beogradi ia ka prezantuar Dik Martit “analizat, rezultatet e hetimeve dhe materiale ekzistuese, të cilat mbështesin akuzat”.

Përfaqësues të Kosovës dhe të Shqipërsië kanë hedhur poshtë të gjitha akuzat për trafikim organesh.
XS
SM
MD
LG