Ndërlidhjet

B. Klinton takon liderin verikorean Kim Jong Il



Ish-presidenti amerikan, Bill Klinton, është takuar me liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong-Il.

Mediat shtetërore të Koresë së Veriut thanë se Klinton, i cili po viziton këtë vend në një mision privat për të siguruar lirimin e dy gazetareve amerikane, mori pjesë në një darkë, të cilën e shtroi Kim Jong-Il për nder të tij.

Shtëpia e Bardhë i hodhi poshtë zërat e mediave verikoreane, sipas të cilave, Klinton i ka transmetuar liderit Jong-Il një mesazh nga presidenti amerikan, Barak Obama, ndërsa vizitën e Klintonit në Phenian e cilësoi “si mision tërësisht privat për të siguruar lirimin e dy amerikaneve”.

Gazetaret Euna Li dhe Laura Ling u akuzuan se kanë hyrë ilegalisht në territorin e Koresë së Veriut nga Kina dhe janë dënuar me 12 vjet punë të detyruar.
XS
SM
MD
LG