Ndërlidhjet

Irak: Al Kaida rekruton fëmijë



Forcat irakiane të sigurisë kanë arrestuar tre të mitur, të cilët ishin rekrutuar nga Al Kaida për të kryer sulme vetëvrasëse me biçikleta.

Zëdhënësi i ushtrisë në Bagdad tha se djemtë ishin pjesë e grupit të quajtur “Klubi i Luanëve të Al Kaidës”, dhe ishin stërvitur për të kryer sulme kundër forcave të sigurisë.

Në prill, në Kirkuk, forcat e sigurisë arrestuan katër fëmijë nën moshën 14 vjeçare, të cilët ishin rekrutuar nga Al Kaida në një grup të quajtur “Zogjtë e Parajsës” për të kryer sulme vetëvrasëse.
XS
SM
MD
LG