Ndërlidhjet

Pakistan: Kryengritësit vranë 4 policë


Policia e Pakistanit tha se kryengritësit separatistë sot kanë qëlluar për vdekje katër oficerë të policisë dhe janë kërcënuar se do të ekzekutojnë 21 pengje, në qoftë se Pakistani nuk i tërheq trupat paramilitare dhe nuk i liron të arestuarit në provincën jugperëndimore Baluçistan, e cila kufizohet me Afganistanin dhe Iranin.

Javën e kaluar, kryengritësit morën peng një grup policësh dhe punëtorësh.

Pakistani dërgoi trupa paramilitare në korrik në qytetin Keta për të ndihmuar sigurinë pas disa vrasjeve, për të cilat u fajësuan kryengritësit.

Qindra njerëz kanë vdekur prej vitit 2004, kur rebelët në Baluçistan u ngritën duke kërkuar autonomi politike.
XS
SM
MD
LG