Ndërlidhjet

Protesta pas konfirmimit të Ahmadinexhadit


Teheran
Teheran
Vetëm pak orë pasi që lideri suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khameni, miratoi mandatin e dytë katërvjeçar për presidentin Mahmud Ahmedinexhad, mijëra njerëz dolën në rrugët e Teheranit për të protestuar. Ata u binin borive dhe thërrisnin “vdekje diktatorit”.

Rizgjedhja e Ahmadinexhadit në zgjedhjet e 12 qershorit kishte shkaktuar protesta masive në Teheran dhe qendra të tjera të Iranit. Kandidatët e mundur presidencialë, Mir Hosein Musavi dhe Mehdi Karubi, kishin akuzuar institucionet përgjegjëse se janë bërë mashtrime masive gjatë zgjedhjeve.

Në protestat pas-zgjedhore thuhet të kenë vdekur 30 persona.

XS
SM
MD
LG