Ndërlidhjet

logo-print

Serbët protestojnë në veri të Mitrovicës


Rreth njëqind protestues serbë janë tubuar spontanisht në lagjen ‘Kroi i Vitakut’ në veri të Mitrovicës, në shenjë kundërshtimi të ndërtimit të një shtëpie- pronë e një banori shqiptar të kësaj lagjeje, njoftoi Zyra për informim e Policisë rajonale të Mitrovicës.

Sipas njoftimit, serbët kanë filluar të hedhin gurë në drejtim të punëtorëve dhe mjeteve të punës në terren me, siç thuhet, pretekst të kundërshtimit të tyre për ndërtimin e shtëpisë.

Policia e Kosovës dhe ajo e EULEX-it kanë shpërndarë protestën dhe vazhdojnë të monitorojnë këtë zonë.

Gjatë incidentit janë lënduar disa persona, ndërsa janë dëmtuar së paku tri automjete.
XS
SM
MD
LG