Ndërlidhjet

Shtëpia e Bardhë nuk uron Ahmedinexhadin



Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, nuk e ka ndërmend t’ia urojë Mahmud Ahmedinexhadit inaugurimin në postin e presidentit të Iranit, pas zgjedhjeve të kontestueshme, citon agjencia e lajmeve Reuters zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë.

“Nuk kam arsye të besoj se do të dërgojmë çfarëdo letre”, ka thënë zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Robert Gibs.

Presidenti iranian, Mahmud Ahmedinexhad, do të bëjë të mërkurën betimin e tij për president.

Ndërkohë, rizgjedhja e tij si president vazhdon të kundërshtohet nga përfaqësues opozitarë të Iranit.
XS
SM
MD
LG