Ndërlidhjet

Ahmedinexhad dha betimin për mandatin e dytë


Mahmud Ahmendinexhad dha betimin për mandatin e dytë si presidenti i Iranit.

Ceremonia e betimit u zhvillua sot në zyrat e Parlamentit.

Mbështetësit e opozitës thonë se Ahmedinexhad vodhi votat në zgjedhjet presidenciale të 12 qershorit, të cilat çuan në protesta masive nëpër rrugët e Teheranit.

Qindra mbështetës të liderit reformator dhe kandidatit për president, Mir Hosein Mosavi, janë mbledhur jashtë ndërtesës së Parlamentit, gjatë zhvillimit të ceremonisë.

Ish-presidenti Akbar Hashemi Rafsanjani ishte në mesin e atyre që munguan në ceremoninë e betimit.
XS
SM
MD
LG