Ndërlidhjet

B. Klinton dhe gazetaret u larguan nga Pheniani


Ish-presidenti amerikan, Bill Klinton, së bashku me gazetaret Laura Ling dhe Euna Li, janë nisur sot në mëngjes nga Pheniani për në Los Anxhelos, ku po i presin familjet e tyre. Raportohet se gazetaret, që ishin të burgosura në Korenë Veriore, janë mirë me shëndet.

Administrata e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, thotë se nuk i ka ofruar asnjë stimulim Koresë Veriore lidhur me kontestin e saj bërthamor me Perëndimin, për lirimin e dy gazetareve të Shteteve të Bashkuara.

Por, një zyrtar i lartë i administratës tha se ish-presidenti Bill Klinton, i cili e siguroi lirimin e dy gazetareve, ka biseduar me udhëheqjen e Koresë Veriore për “gjërat pozitive që mund të rrjedhin” nga lirimi i reportereve amerikane.

Zoti Klinton dje udhëtoi në vizitë të paparalajmëruar në Phenian, për të kërkuar lirimin e gazetareve, që ishin arrestuar në muajin mars, afër kufirit me Kinën, dhe ishin dënuar me punë të dhunshme për 12 vjet.

Shtëpia e Bardhë tha se familjet e gazetareve kishin kërkuar që ish-presidenti të angazhohej për lirimin e tyre.
XS
SM
MD
LG