Ndërlidhjet

Rusi: Gjendje gatishmërie në kufi me Gjeorgjinë


Ministria e jashtme e Rusisë tha se ushtarët rusë në Osetinë Jugore, janë në gjendje gatishmërie, për shkak të rritjes së tensioneve në linjën kufitare me Gjeorgjinë.

Zëdhënësi Andrei Nesterenko, tha se me këtë gatishmëri mendohet të parandalohet përshkallëzimi i armiqësive në rajon.

Gjatë ditëve të fundit, zyrtarët e Gjeorgjisë dhe të Osetisë Jugore, kanë shkëmbyer akuza të ndërsjella lidhur me të shtëna dhe hedhje predhash.
XS
SM
MD
LG