Ndërlidhjet

Obama kryeson takimin e KS-së


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, do të kryesojë takimin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara mbi ndalimin e përhapjes së armëve bërthamore dhe për çarmatim bërthamor, bëri të ditur ambasadorja amerikane në OKB.

Përmes një deklarate, ambasadorja, Suzën Rajs, tha se Obama do të kryesojë një takim të veçantë më 24 shtator, një ditë pasi ai do t’i jetë drejtuar Asamblesë së Përgjithshme të këtij mekanizmi.

Në muajin maj, pesë shtetet anëtare të Këshillit të Sigurimit ritheksuan mbështetjen e tyre për Marrëveshjen për Ndalimin e Përhapjes së Armëve Bërthamore, e cila është nënshkruar nga 189 shtete.

XS
SM
MD
LG